Categories Lajme

Ky është 39-vjeçari që u ekzekutua te “Kodra e Diellit”, shkak dyshohet hakmarrja

Personi që shihni në foto është Briken Sanaj, 39 vjeçari të cilit iu bë atentat mbrëmjen e djeshme në kryeqytetet, në zonën e “Kodrës së Diellit”.

Viktima kishte parkuar makinën në garazh dhe sapo doli u qëllua me tre plumba. Briken Sanaj ndërroi jetë rrugës për në spital për shkak të plagëve të marra.

Dyshohet se autorët kanë qenë në këmbë dhe kanë pritur kur 39-vjeçari të dalë që ta ekzekutonin. Më pas autorët janë larguar nga një kodër, ku më poshtë i ka pritur një makinë për t’i larguar nga vendi i ngjarjes. Bëhet me dije se 39-vjeçari Briken Sanaj është qëlluar me 3 plumba dhe se dy prej tyre kishin kapur në fytyrë. Pavarsisht dokumentave Briken Sanaj, në zonën ku jetonte njihej si Anton Gjini.

Viktima, Briken Sanaj

Mirëpo duket se atentati ka qenë i mirëorganizuar dhe se autorët janë kujdesur që mos të lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor mësohet se ka arritur që të gjejë vetëm një gëzhojë në vendin e ngjarjes dhe asgjë tjetër, por janë sekuestruar edhe kamerat sigurisë që ndodhen në atë zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Një nga pistat që po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi dyshohet se në 2012 39-vjeçari ka plagosur një person në Lezhë.

Por nuk dihet nëse atentati ka lidhje pikërisht me këtë, apo ndonjë skenarë tjetër. Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME