Categories Kuriozitete

Ky është fshati shqiptar ku nuk u festua Viti i Ri

Asnjë shtëpi, dyqan apo objekt tjetër dhe as rrugët e fshatit nuk janë dekoruar me drita, për ndërrimin e moteve. Në fshatin Bresanë të Opojës, në rajonin më jugperëndimor të Kosovës, nuk festohet Viti i Ri. Banorët e këtij fshati deklarohen qind për qind të besimit islam dhe sipas fesë, siç thonë ata, Viti i Ri nuk preferohet të festohet.

Madje, në dyqanet e këtij fshati nuk mund të gjesh as alkool. Shitësit e dyqaneve deklarojnë se shitjen më të madhe të gjësendeve të tjera, si: ëmbëlsirat, pijet joalkoolike, pemët…, e kanë për festën e Bajramit të Madh dhe atij të Vogël, si dhe për Vitin e Ri Mysliman, shkruan Zëri.

Është koha e faljes së drekës sipas rregullave të lutjes në fenë islame dhe banorët e Bresanës dalin një pas një nga xhamia e fshatit, duke u ngjitur rrugëve për të arritur tek shtëpitë e tyre. Në mesin e atyre që kryejnë lutjen ka pleq e të rinj. Tradita e moskremtimit të ndërrimit të moteve Subhi Tusuni, 80-vjeçar, e shpjegon se ka nisur pas luftës. Ai thotë se shumica e fshatit tash nuk e festojnë Vitin e Ri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME