Categories Kuriozitete

Ky është personi i parë që ka arritur 100 milionë ndjekës në ‘Youtube’

Felix Kjellberg i njohur me emrin “PewDiePie”, ka arritur 100 milionë abonentë në “Youtube”, duke u bërë kështu personi i parë që ka arritur këtë. Kjellberg është njëri prej krijuesve më të suksesshëm në historinë e platformës, duke formësuar atë se çfarë ndodh në faqe, duke e zgjeruar arritjen e ti me sponsorizime, paraqitje në “shows” etj.

Por, kohëve të fundit, fama e tij është penguar nga polemikat si përdorimi i gjuhës raciste dhe imazhet antisemitike, raporton “The Verge”, transmeton lajmi.net. Këto abonime ai arriti kryesisht pas 9 viteve që kur ka postuar videon e tij të parë.  Kur ai filloi të publikonte video në Youtube, fillimisht  ka ndihmuar në revolucionin e lojërave.

Në një postim që bëri në rrjetin e tij social “Twitter” rreth kësaj arritje ka shkruar “ Nuk ndjehem i denjë, por jam mirënjohës”. Po ashtu në një video, ai ka falenderuar shikuesit dhe abonentët për arritjen e tij. “Përpara Youtube, unë isha një fëmijë i çuditshëm, pa shoqëri, dhe papritur janë më miliona njerëz që e shijojnë atë se çfarë bëjë”- tha në videon e tij.

Kjellberg ka pasur një ndikim në audiencë. Duke i shtyer ata të jenë më human, të dhurojnë për personat e varfër, duke arritur të mbledhin me mijëra dollarë për donacion. Mirëpo, me kalimin e kohës kanali i tij është kthyer në lojëra kompjuterike, çka kjo ka quar në një ndikim tjetër tek audienca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME