Categories Lajme

Ky është polici 25-vjeçar që i mori jetën kolegut të tij : Më tallte prej kohësh, ndaj…

I riu që shihni në foto është Ludian Zaimi, polici i cili mbrëmë në darkë i mori jetën kolegut të tij Çaush Saliasi, në Komisariatin nr.3 në Tiranë.

Dyshohet se ngjarja e pazakontë ka ndodhur pas një konflikti banal gjatë mbledhjes së ndërrimit të turneve, ku Zaimi ka nxjerrë dhe ka gositur pesë herë kolegun e tij.

Edhe pse Saliasi është dërguar me urgjencë në spital, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Në lidhje me ngjarjen autori 25-vjeçar është shprehur se kolegu e tallte prej kohësh dhe se kjo e kishte çuar në këtë që ndodhi.

Viktima, Çaush Saliasi kishte mbi 20 vite që punonte si efektiv në Polici, ndërsa Zaimi i ishte bashkuar uniformave blu rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Kjo ngjarje dëshmon më së miri se cfarë niveli është Policia jonë, e cila me të drejtë javët e fundit është vënë në shenjeshtër të opozitës dhe jo vetëm.

Edhe pse me ardhjen e Gledis Nano në krye të Policisë dhe shumë ndryshimeve që ai ka bërë në qarqet e vendit, sërish gjendja e policisë në vendin tonë lë për të dëshiruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME