Categories Lajme

Temperatura deri në 32 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjatë gjithë 24-orëshit. Kjo situate meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, më të dukshme në zonat verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë, sipas MeteoAlb

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 35 – 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor  duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës duke rrezikuar mini-stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu, herë pas here të shoqëruar me erë të fortë dhe shkarkesa elektrike. Orët e vona të pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit.

Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë paradites dhe mbrëmjes. Por  mesdita dhe pasditja rrezikohen nga shira në pjesën më të madhe të MV por shirat do të jenë të përkohshëm. Parashikohet që gjatë natës kthjellimet të jenë sërish prezente pothuajse në të gjithë MV.

Kontinentit Europian; në pjesën më të madhe të tij paraqitet me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu dhe breshëri, më të theksuara në Europën qendrore kjo si pasojë e temperaturave të larta. Ndërsa Brigjet perëndimore të Europës, Gadishulli Iberik si edhe pjesërisht Ballkani  do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME