Deri në arritjen e serive ‘Black Series’, Mercedes po e konsideron ‘AMG GT R’ veturën më të fuqishme të prodhuar ndonjëherë. Modeli fuqizohet nga motori me turbo binjakë 4,0-litërsh, i cili është i aftë të prodhojë 577 kuaj-fuqi.
Falë përformancës së jashtëzakonshme të motorit, automobili arrin që të kapë shpejtësinë prej 100 km/h për 2,9 sekonda. Në të njëjtën kohë, vetura përshkon shpejtësinë maksimale prej 320 km/h për vetëm 3,6 sekonda. Këto lloj veturash aktualisht kushtojnë rreth 200 mijë euro.