Categories Lajme

Ky shtet do të zhduk 17 milionë nuselala

Prodhuesi më i madh i gëzofit nga nuselalet në botë Danimarka, do të vrasë deri në 17 milion nuselale, pasi është zbuluar një version i ri koronavirusit mjaft i rrezikshëm që mund të përhapet te njerzit nga fermat e tyre. Kryeministri i vendit Mette Frederiksen tha se virusi kishte përjetuar mutacion dhe përbënte një “rrezik për efektivitetin” e një vaksine të ardhshme kundër Covid-19.

Rastet e këtij lloj koronavirusi janë zbuluar në fermat e nuselaleve në rajonin verior të Danimarkës në Jutland dhe në pjesë të tjera të Evropës, për disa muaj rresht. Autoritetet në Danimarkë kanë thënë se rastet po përhapen me shpejtësi dhe deri tani 12 njerëz janë infektuar nga koronavirusi i nuselaleve.

Kryeministri danez, e cilësoi situatën si shumë serioze duke cituar një raport qeveritar në të cilin thuhej se, “virusi që kishte perjetuar mutacion dobësonte aftësinë e trupit për të formuar antitrupa, duke i bërë vaksinat aktuale nën zhvillim për Covid-19 joefektive.”

 Edhe Spanja kishte mbylluar më shumë se 100,000 nuselale, pas shpërthimit të infektimeve në një fermë në Aragon ndërsa dhjetra mijëra kafshë kishte therur Holanda pas rasteve të zbuluara në fermat e saj.

Ndërkohë, po vazhdojnë studimet për të zbuluar se si nuselalet mund të infektohen me koronavirus duke sjellur mutacion të tij dhe se si po arrijnë ta përhapin atë te njerëzit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME