Kandidati demokrat Joe Biden, ka bërë një përmbysje spektakolare në Georgia, kur teksa po numërohen votat e fundit, ka arritur të krijojë një avantazh prej 917 vota. Kujtojmë se vetëm dy orë më parë Trumpi kishte një avantazh prej disa mijëra votash, por numërimi i votave me postë duket se e ka përmbysur një gjë të tillë. Biden aktualisht ka 264 vota në Kolegjin Zgjedhor, sipas FoxNews, ç’ka fitimi në Georgia që disponon 16 vota elektorale e shpall matematikisht Presidentin e ardhshëm të ShBA-ve.
Categories
Lajme
Nuk ka ndodhur që nga ’92-shi, Biden merr avantazhin në Georgia, me një këmbë në “Shtëpinë e Bardhë”
