Categories Lajme

Ky shtet hap kufijtë me vendet e tjera pas datës 11 maj

Qeveria e Çekisë tha të hënën se do të heqë kufizimet në transportin rrugor dhe hekurudhor ndërkombëtar, nisur nga data 11 maj, dhe se do të lehtësojë edhe masa të tjera, të ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka ndaluar transportin ndërkombëtar qysh më 14 mars. Qeveria i ka mbyllur kufijtë dy ditë më vonë, për t’i rihapur ata në fund të prillit, me kushtin që udhëtarët të kenë test negativ të koronavirusit ose t’i nënshtrohen karantinës për dy javë.

“Po i lehtësojmë kufizimet në transport. Kalimi i kufijve do të jetë i mundshëm me autobusë dhe trena”, tha ministri i Transportit i Çekisë, Karel Havlicek. Kinematë, parukeritë dhe qendrat tregtare janë në mesin e bizneseve që po ashtu do të rihapen nga 11 maji. Po nga ajo datë do të lejohen edhe ngjarjet publike me më së shumti 100 njerëz.  Garat sportive do të lejohen po ashtu me numër të kufizuar ta audiencës. Çekia ka mbi 7,700 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 251 viktima.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME