Categories Lajme

Ky shtet pritet të vaksinojë falas 126 milionë banorë, nuk ka as masa kufizuese

Japonia do të japë falas vaksinën kundër coronavirusit për 126 milionë banorët e vendit, në kuadër të një projektligji, të miratuar sot, në një kohë që arkipelagu po përballet me një rritje të infektimeve me COVID-19. Projektligji, që specifikon se qeveria do të mbulojë të gjitha kostot e vaksinës, u miratua nga Dhoma e Lartë e Parlamentit, pasi siguroi miratimin e dhomës së ulët të fuqishme.

Japonia tashmë ka porositur paraprakisht vaksinat për 60 milionë persona nga kompania farmaceutike Pfizer dhe 25 milionë vaksina të tjera nga kompania bioteknologjike Moderna. Ajo gjithashtu konfirmoi se do të merrte 120 milionë doza të vaksinës së AstraZeneca. Pfizer dhe Moderna kërkojnë tashmë të marrin një autorizim urgjent në SHBA dhe në Evropë pasi testet klinike kanë treguar se vaksinat e tyre ishin shumë efikase, sipas kompanive.

Miratimi i projektligjit ndodhi dy javë pasi kryeministri deklaroi se Japonia ishte në alarm maksimal pasi kishte regjistruar një numër rekord rastesh të reja me COVID-19. Japonia është kursyer relativish deri tani nga epidemia, me rreth 2 170 të vdekur dhe 15 000 raste dhe nuk ka vendosur masa kufizuese ashtu si në mbarë botën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME