Categories Lajme

Ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare, Balla shkruan fjalët prekëse për mikun e tij

Ditën e sotme ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19, në moshën 46-vjeçare, Drejtori i Qendrës Kulturore në Librazhd, Arianit Alliu.

Në një shkrim në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Alliut ku shkruan se ai nuk mundi që ta fitojë dot betejën me këtë armik të pabesë. Më tej Balla shton se doktoreshë Najada dhe stafi i saj bënë gjithçka, por nuk qe e thënë që një njëri i shkëlqyer si ti ta fitonte këtë betejë.

Postimi i plotë: Lamtumirë Nit i dashur! Nuk arritëm dot të të mbajmë në jetë nga ky armik i pabesë. Doktoreshë Najada dhe stafi i saj bënë gjithçka, por nuk qe e thënë që një njëri i shkëlqyer si ti ta fitonte këtë betejë. Librazhdi im i dashur humbi një artist që na sillte vetëm gëzim, ne shokët e tu humbëm një mik të vyer, familja jote e bukur humbi burrin dhe babain model. Nuk gjej dot fjalë! Lamtumirë Arianit Alliut, drejtorit tonë të Qendrës Kulturore Librazhd! U prehsh në paqe

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME