Categories Lajme

“Laboratori”/ Pajisnin udhëtarët me teste të shpejta COVID-i pa licencë, 5 të arrestuar në Durrës, 1 në kërkim

Finalizohet operacioni policor i koduar “Laboratori”, ndersa ne pranga kane rene 5 persona dhe një tjetër u shpall në kërkim. Burime zyrtare nga policia e Durrësit, bënë me sije se pas hekurave përfunduan shtetasit; Eva Haruni, 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallrat e tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;

Elio Agolli, 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”; Ervin Çela, 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe mashtrimi”; Anxhela Spahiu, 24 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”; Aida Pisli, 25 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”

 

 

NJOFTIMI I POLICISE
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës.

Pajisnin udhëtarët me teste të shpejta për “COVID-19”, pa qenë të licencuar, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të mara në rrugë operative dhe elektronike, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin e koduar “Laboratori”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. H., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallrat e tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;

E. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;

E. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;

A. S., 24 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”;

A. P., 25 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”;

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një laborator në lagjen nr.4, Durrës, duke përfituar nga situata e pandemisë “COVID-19”, kanë pajisur me test “Rapid”, 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë, pa qenë të licensuar nga instancat përkatëse, në kundërshtim me Urdhrin datë 23.07.2020 “Për miratimin e procedurës së kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR, për SARS CoV-2 dhe njohjes së laboratorëve jopublike për kryerjen e testimit për nevoja administrative”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME