Categories Sport

Lacio e Strakoshës kthehet në jetë pas tre golave ndaj Atalantës, Gjimshiti e ndjek sfidën nga stoli

Lacio dhe Atalanta ishin protagoniste të një përballje spektakolare në Serinë A, teksa ndeshja mes tyre dhuroi plot gjashtë gola. 3-3 ishte rezultati përfundimtar i takimit, megjithatë për mënyrën si rrodhën ngjarjet mund të quhet edhe një fitore për lacialët e Tomas Strakoshës.

Kjo pasi Atalanta shënoi tre gola në pjesën e parë. Fillimisht ishte Muriel në minutën e 23, e më pas sërish kolumbiani dyfishoi pas pesë minutash. Në minutën e 37 pati vend edhe për një tjetër gol. Këtë herë ishte kapiteni Alehandro Gomez, i cili mposhti Srakoshën, ndërsa dha idenë se tre pikët tashmë ishin të siguruara. Megjithatë, kryeqytetasit zbritën me një tjetër mentalitet në fushë në fraksionin e dytë të lojës.

Ishte sulmuesi Imobile ai që frymëzoi të tijtë. Italiani u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 69, ndërsa një minutë më pas Korrea rihapi krejtësisht takimin. Por, goli i barazimit do të vinte vetëm në minutën e 92, sërish falë aftësisë së Imobiles nga pika e bardhë. Përfundimisht takimi u mbyll me rezultatin 3-3. Lacio mbetet në vendin e gjashtë, ndërsa Atalanta e Gjimshitit (i cili nuk u aktivizua për asnjë minutë), ruan pozicionin e tretë në renditje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME