Categories Lajme

Lajm i fundit /Tiranë parandalohet përshkallëzimi i një ko.nflikti mes familjarëve

Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes familjarëve në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Reagimi në kohë i shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr 6, parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda .Policia vë në pranga një 58-vjeçar i cili gjatë konfliktit për motive pronësie me të vëllain, dhunoi fizikisht mbesën.Shpallet dhe në kërkim djali i 58 vjeçarit i cili gjatë konfliktit dëmtoi mjetin e xhaxhait duke e qëlluar me armë zjarri.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– P. S., 58 vjeç, banues në fshatin Maknor, në Pezë, Tiranë.

Në fshatin Maknor ky shtetas është konfliktuar për motive pronësie me vëllain e tij, shtetasin Xh. S., dhe gjatë konfliktit ka dhunuar fizikisht mbesën e tij (vajzën e shtetasit Xh. S.) duke i shkaktuar lëndime në trup.Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, shtetasit E. S., i cili gjatë konfliktit ka thyer xhamat e mjetit të xhaxhit (të shtetasit Xh. S.) pasi ka qëlluar në drejtim të mjetit me armë zjarri.Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Dhunë në familje” në ngarkim të shtetasit P. S., dhe veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kanosje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, në ngarkim të shtetasit E. S.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME