Categories Sport

LAJM I FUNDIT/ U shpartallua nga Partizani, trajneri i Kukësit Skënder Gega jep dorëheqjen

Sfida mes Partizanit dhe Kukësit e cila u mbyll me shifrat 4-1, për “Demat e Kuq” përtej rezultatit të hidhur një surprizë vjen edhe në stolin e verilindorëve, të cilët deklaruan nëpërmjet një statusi në rrjete sociale se ekipi i Kukësit i ndërpret marrëdhëniet me trajnerin Skënder Gegën, ende nuk dihet nëse shkaku kryeson të jetë humbja e thellë sot në stadiumin Selman Stermasi. Ky vendim është marrë vetë nga trajneri Gega i cili i ka komunikuar stafit drejtuese se jep dorëheqjen nga drejtimi i ekipit të Kukësit, duke kërkuar mirëkuptimin e tyre për këtë akt të vështirë teksa i falënderon për mbështetjen dhe respektin e dhënë përgjatë kësaj kohe.

Futboll Klub Kukësi njofton se për shkak të rezultateve të fundit, trajneri Skënder Gega ka vendosur të japë dorëheqjen. Pas ndeshjes, trajneri i ka komunikuar klubit vendimin për dorëheqje dhe ky vendim është pranuar dhe është vënë në dijeni presidenti i nderit Safet Gjici. Pas ndeshjes, trajneri ka takuar skuadrën dhe stafin teknik për t’u përshëndetur.
Klubi e falënderon Gegën për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në të ardhmen. Trajneri Gega ka shpjeguar arsyet e largimit nëpërmjet këtij mesazhi:

“Prej disa muajsh kam qenë në krye të pankinës së Kukësit.
Edhe pse kam pasur mbështetjen, besimin dhe respektin nga të gjithë në situatën që ekipi po kalon në ndeshjet e fundit, marr përgjegjësitë dhe vendimin që të mos vazhdoj më në pozicionin e trajnerit.
I kërkova klubit dhe presidentit Gjici të më mirëkuptojë për vendimin tim aspak të lehtë.
JU LUTEM NUK KA VEND PËR ALUDIME !

Jam ndjerë tepër i vlerësuar dhe i respektuar nga presidenti Gjici, nga i gjithë klubi, stafi, futbollistët dhe mbështetsit e Kukësit.
Për mua ishte kënaqësi dhe eksperiencë shimë e mirë pavarësisht me vështirësite e fillimit.
Jam i sigurt që Kukesi do të shkojë atje ku e meriton sepse është një grup shumë i mirë lojtarësh dhe ka mbështetje të madhe nga të gjithë tifozët e mrekullueshëm.

Ju falënderoj të gjithëve për respektin dhe mbështetjen tuaj. Ju uroj të gjithëve shëndet dhe suksese. Me respekt S. Gega

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME