Categories Lajme

Lajm i keq, kishin kontakte me persona në Tiranë/ Rikthehet gripi në këtë qytet të vendit

Katër raste të reja me Covid-19 janë shënuar në qytetin e Lushnjes. Rastet e reja janë në dy familje dhe dyshohet se familjarët e tyre kanë patur kontakte me persona të tjerë në Tiranë. Jo zyrtarisht bëhet me dije se në dy familjet janë bërë 9 tamponë ku vetëm 4 rezultuan pozitivë, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet që të zgjerohet rrethi i testimeve. Deri dje pothuajse të gjitha qytetet e vendit nuk kishin raste të reja me Covid 19, duke rritur ndjeshëm dozat e optimizimit. Ndërkohë që Tirana vijon me një numër të konsiderueshëm rastesh, që janë shtuar veçanërisht pas infektimit të repartit të sëmundjeve të brendshme në QSUT, ku një numër i madh i personelit mjekësor, dhe i pacientëve të shtruar kanë rezultuar pozitiv.

Tashmë numri i rasteve me Covid-19 ka shkuar në 1080, ndërsa numri i vik.timave vazhdon të mbetet 33. Numri i të shëruarve është 823, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme të shtruar në Infektiv raportoheshin 24 pacientë. Nga kjo e hënë vendi do të përballet me hapjen totale, edhe të plazheve dhe kufijve me shtetet fqinje, çka rrjedhimisht mund të bëjë që të kemi një ekspozim më të madh ndaj virusit, që do të mund të shoqërohej dhe me raste të reja. Sipas të dhënave virusi e ka ulur ndjeshëm agresivitetin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME