Categories Sport

Nuk zbatuan protokollin, kryesuesve të kampionatit austriak u hiqen 12 pikë

Federata Austriake e Futbollit merr një masë drastike për një nga klubet e Bundesligës së këtij vendi. LASK Linzit i janë hequr 12 pikë nga klasifikimi i sezonit të rregullt dhe është gjobitur 75 mijë euro pasi nuk ka respektuar normat e protokollit për rinisjen e stërvitjeve, duke kaluar direkt tek ato kolektivet, madje me ndeshje brenda grupit. Nga 54 pikë që kishte në përfundim të sezonit të rregullt, tani LASK Linzi ka 42, 6 më pak se Salsburgu. Federata nuk e ka zyrtarizuar vendimin, por e ka bërë vetë klubi i LASK-ut, që lajmëroi gjithashtu se do ta apelonte vendimin. Rregullorja e play off-it parashikon përgjysmimin e pikëve të pjesëmarrësve në këtë fazë. Pra, Salsburgu do të jetë në krye me 24 pikë, ndërsa LASK Linzi ndjek me 21 pikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME