Categories Lajme

Lajm i mirë: Italia nis testimin e vaksinës kundër Covid-19 te njerëzit

Italia ka nisur testimin e vaksinës kundër Covid-19 te njerëzit. Provat e vaksinës te njerëzit kanë filluar në Spitalin e Veronas dhe është testuar tashmë te gjashtë vullnetarët e parë. Mosha e vullnetarëve varion nga 18 deri në 54-vjeç. Tri dozat e para të vaksinave të Grad-Cov2  u testuan te vullnetarët e parë të mërkurën e kaluar në Romë në spitalin “Spallanzani”.

Prova e fundit është kryer nga Qendra Klinike e Kërkimit e Spitalit “Borgo Roma” në Verona, si pjesë e bashkëpunimit të nisur nga Universiteti i Verona me Spitalin “Spallanzani”.Vaksina është “krijuar dhe prodhuar nga kompania italiane e bioteknologjisë ReiThera e Castel Romano. Ajo ka kaluar testet paraklinike të kryera si “in vitro” ashtu edhe “in vivo” në modelet e kafshëve, duke dhënë efekte pozitive.

Për këtë arsye u miratua faza e pare e eksperimentimit tek njerëzit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, Agjencia Italiane e Barnave dhe Komiteti Kombëtar i Etikës për urgjencën Covid-19. Nëse çdo gjë shkon siç duhet,  deri në vitin 2021, mund të prodhohen miliona doza.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME