Kontakti i parë i “pacientit zero” të identifikuar me koronavirus në Shqipëri, po shkon drejt shërimit. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se “rezulton negative kontakti i parë” i pacientit zero që u identifikua me koronavirus në Shqipëri.
Ogerta Manastirliu: Lajm i mire: Pacienti i parë që nis rrugën e shërimit nga #COVID-19. Rezulton negativ kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri. Do të kryhen testime të tjera për të monitoruar gjendjen e pacientit!
