Categories Sport

Lajm i trishtë për volejbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-trajneri Ilia Gaxho

Volejbolli shqiptar ka marrë një lajm të hidhur mbrëmjen e sotme. Ish-trajneri i skuadrave të rrjetës, Ilia Gaxho është ndarë nga jeta. Lajmi konfirmohet nga Federata Shqiptare e Volejbollit, që zbulon se Gaxho vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Federata Shqiptare e Volejbollit njofton me dhimbje të thellë ndarjen nga jeta të profesor Ilia Gaxho, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë. 

“Profesor Ilia Gaxho është një nga personat që gjithë jetën e tij ia dedikoi sportit të volejbollit, gjithnjë pjesë e pandarë e tij, fillimisht në parket dhe më pas në katedrën e volejbollit si dhe pjesë e lëvizjes olimpike.

“Lamtumira e parakohshme e tij lë pas një boshllëk të madh për familjen, kolegët, komunitetin e volejbollit dhe cilindo tjetër që e ka njohur.

“Ilia Gaxho është një nga flamurtarët e sportit të volejbollit, themelues i tij në qytetin e Krujës e më pas puna e tij u shtri në të gjithë vendin.”-thuhet në njoftimin e FSHV.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME