Categories Lajme

A rrezikohemi nga sulmet kibernetike? Peleshi: Sistemi ushtarak i paprekur, jemi në NATO

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë bëri me dije se po punojnë për një projekt 24 mln dollarë për të rritur mbrojtjen kibernetike.

Gjithashtu ai deklaroi se nuk ka vend për panik pasi vendi ynë, si vend anëtar në NATO është i pacenueshëm.Gjate deklarates, Peleshi tha se sistemiet kibernetik ushtarake nuk janë prekur.“Për herë të parë po e ndaj me publikun faktin që sistemet tona kibernetike ushtarake as herën e parë as tani nuk janë prekur.

Janë më se të mbrojtura për shkak se janë të dedikuara dhe të shkëputura nga sistemet e tjera.

Sa i përket planeve dhe projekteve që po punojmë për ta ngritur në një nivel më të lartë sigurinë kibernetike jemi në zbatim të një projekti shumë të madh në vlerë 24 mln dollarë të mbështetur nga partnerët që synon ngritjen e qendrës së sigurisë kibernetike dhe aftësimin e stafit.

Nuk jemi në ndonjë skenar të mundshëm të cenimit të sovranitetit tonë. jemi anëtarë të NATO-s, jemi të paprekshëm. Asnjë territor i NATO-s nuk është i cenueshëm”, tha Peleshi.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME