Categories Lajme

Takimi urgjent me Ramën në Tiranë/ Albin Kurti zbardh bisedën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli sot për takimin që mbajti dje me homologun e tij Edi Rama në Tiranë.

Kurti të martën doli urgjent nga një konferenca për media për t’u nisur drejt Tiranës për takim me Edi Ramën.

“Takimi i djeshëm ka qenë një drekë pune, ka qenë një takim i nevojshëm. E para është siguria kibernetike, kjo ka qenë tema e parë. Ne jemi takuar për të diskutuar për sulmet me të cilat janë përballur dhe për krizat energjetike”, deklaroi Kurti.

“Siguria kibernetike ishte tema e parë, pasi isha shumë i interesuar të marr vesh sa më shumë për përvojën e tyre nga sulmet që kanë pasur”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri shpjegoi se me Ramën ka diskutuar për bashkëpunimin energjitik. Dimrit Shqipëria t’i japë energji Kosovës, dhe në verë e anasjellta.

“Përgatitjet në dritën e rifillimit të procesit të Berlinit, sepse ju e dini që takimet e mëhershme të procesit të Berlinit janë bërë nga Angela Merkel, e tash do të bëhen nga kancelari i ri”, ka thënë Kurti.

“Ka shumë punë të ekipeve tona dhe shumë bashkëpunim paraprak”, ka treguar kryeministri i Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME