Lajme

Aksident në Elbasan, makina humbet kontrollin dhe përplaset me shtyllën, dy të plagosur në koma

Dy persona janë plagosur mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti në Elbasan dhe ndodhen në koma në spital. Makina me të cilën po udhëtonin humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas me shtyllën në afërsi të lagjes “Shënkoll” pranë urës së Shkumbinit.

Dy personat që ishin brenda, shoferi dhe pasagjeri u plagosën rëndë, raporton gazetari i ABC, Aldo Kozarja. Policia po kryen verifikimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: