Categories Lajme

Arrestohet hajduti i monopatinave në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia, i akuzuar për vjedhje. Në pranga përfundoi E.G 20-vjeç, i cili së bashku me një 16-vjeçar gjatë 2 muajve të fundit, kanë vjedhur 7 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës.

Njoftimi i policise: Tiranë, Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Stop”, për zbardhjen e 7 rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave.

Arrestohet autori i dyshuar i këtyre 7 rasteve, procedohet penalisht bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen 2 monopatina të dyshuara të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stop”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. G., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur 16-vjeçar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 muajve të fundit, kanë vjedhur 7 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 monopatina të dyshuara të vjedhura.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME