Categories Lajme

Asnjë humbje jete në vendin tonë, rritet numri i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 44 raste të reja. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën. Ndërkohë, janë 209 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Njoftimi i plotë i MSH: Ministria e Shëndetësisë: 914 testime, 44 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 93 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 914 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 44 qytetarë, në këto bashki:

20 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Lushnje, Elbasan, 2 në Shkodër, Durrës, Himarë, Përmet, Tepelenë, 1 në Patos, Sarandë, Skrapar, Gramsh.

Janë 209 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 93 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,710 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME