Categories Lajme

“Avioni i Wizzair pësoi defekt”, gazetari shkruan nga Londra: Kabina u mbush me tym, qëndroi 1 orë mbi Shkodër dhe bëri ulje emergjence

Gazetari Arben Manaj shkruan nga Lodra se një avion i linjës “Wizzair” që ka ardhur më datë 6 mars nga Luton, Angli për në Rinas ka pësuar defekt të rëndë në ajër. Motori i krahut të djathtë është djegur dhe gjithë tymi është futur në kabinë.

Pasagjerët janë traumatizuar dhe sikur të mos mjaftonte kjo, thotë Manaj, avioni ka qëndruar për një orë në ajër mbi Shkodër. Dritat normale janë fikur dhe avioni i Wizzair ka qëndruar në ajër me dritat e emergjencës, derisa është ulur në Rinas.

Me vështirësi të shumta, avioni është ulur në Aeroportin e Rinasit në orën 21.05 të mbrëmjes së 6 Marsit. Pavarësisht se ngjarja ka qenë e rëndë, ajo nuk është raportuar nga autoritetet.

Lexoni shënimin e plotë të gazetarit Arben Manaj:

British Airëays nga Tirana ne Londer me vonese per shkak te nje defekti dhe britaniket kane nderuar avjonin!

Nderkohe nje bashkeudhetar, i cili sot do udhetoje me British Airëays, si une, per arsyen e meposhte, me thote se i ardhur nga Londra ne daten 6 Mars me linjen e Ëizzair-it nga Luton i ulur ne Rinas ne oren 21:05 ka qene me defekt te rende ne krahun e djathte te motorit dhe tymi si i nje kaballi te djegur dhe mbytes ka hyre brenda ne avjon, pas nje ore fluturim mbi Shkoder ne pritje te uljes e ku jane fikur dritat normale dhe jane ndezur ato te emergjences derisa avjoni me veshtiresi eshte ulur me pasagjer te traumatizuar nga kjo pervoje friksuese!

Nje lajm i tille ne cdo vend normal, do duhej te ishte raportuar!  POR lajmi eshte botuar vetem ne nje portal per vetem disa minuta per tu hequr dhe groposur si lajm! Interpretojeni dhe mendoni cfare te doni nga kjo ngjarje e pa raportuar!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME