Categories Lajme

Behgjet Pacolli, njeriu i duhur, në kohën e duhur për të bërë diçka fantastike për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot Behgjet Pacollin një shqiptar special, ndërsa theksoi se “na shpëtoi të gjithëve nga ankthi dhe do t’i japë Vlorës aeroportin e shumëdëshiruar”. Në fjalën e tij gjatë nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e  aeroportit të Vlorës me konsorciumin e Behgjet Pacollit, kryeministri Rama tha se “nuk ka pasur kënaqësi më të madhe në këtë proces që nuk ka qenë i mbushur vetëm me kënaqësi, pro edhe me nervozizëm dhe zhgënjime kur Belinda më ka telefonuar dhe më ka thënë që Baca Behgjet ka hyrë në garë”.

“Për hir të së vërtetës ka qenë një tjetër arsye për ta respektuar, admiruar bacën Behgjet sepse ne jemi shumë miq, por absolutisht nuk zgjodhi rrugën e një telefonate me mua apo me Belindën apo këdo qoftë sepse ai këtu është në shtëpinë e vet për të thënë se shiko se unë dua të merrem me këtë punë. Por hyri në garë pa i thënë askujt asgjë dhe e fitoi garën me një konsorcium që i ka të gjitha kapacitetet. Ajo që është akoma më e rëndësishme  për t’u thënë këtu pa lejen e tij, është ç’ka më tha Belinda nga raporti i komisionit që në të gjitha garat ndërkombëtare të bëra në Shqipëri gjatë gjithë periudhave është konsorciumi që nuk ka paraqitur garanci financiare me atë shprehjen që themi ne ua kemi lekët, por ka paraqitur gjithë financimin në bllok gjë që është një garanci absolute për faktin që aeroporti qysh sot është 100% i financuar dhe nuk është kjo kontratë që ta çojë pastaj kompaninë nëpër banka”, – nënvizoi Rama.

Nga ana tjetër, vijoi Rama, më vjen mirë dhe kjo është personale mendoj që ia vlen ta ndaj me të gjithë shqiptarët. “Baca Behgjet e kishte ëndërr, një obsesion, një fiksim për të bërë në Shqipëri një vepër që do të kishte emrin e tij, gjurma e tij. Nuk ka ardhur tek e nuk ka vajtur as tek të tjerë përderisa asgjë nuk ka ndodhur për të  kërkuar leje ndërtimi për pallate, për tek vilat e veta apo të hyjë në procedura të tjera për të fituar lekë në Shqipëri. Mund ta kishte bërë dhe do të kishim ndërtuar në Tiranë e gjithë Shqipërinë edhe më mirë se shumë të tjerë, kurrë , kurrë , asnjëherë”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “e vetmja gjë që kemi biseduar me atë mënyrë e tij që i mban gjërat brenda dhe nuk i nxjerr ka qenë si s’mu dha mundësia të bëj diçka që të mbetet për Shqipërinë. E pati tentuar dikur të transformonte hotel Dajtin e shkatërruar në një pikë referimi për krejt perspektivën e turizmit dhe e pati bërë në kohën kur këtu as nuk mendohej se Shqipëria do të bëhej aq shpejt një vend atraktiv turistik, në kohën kur ne Tiranë nuk kishe një vend ku të bëje një fotografi sepse nuk kishte sfonde, në kohën kur këtu ishte errësirë e plotë. Do ishte pritur më mirë jo me këmbët e para nga autoritetet e kohës dhe me siguri nëse do ta kishte kthyer hotel “Dajtin” ashtu si e kishte projektuar do kishte qenë një dallëndyshe e parë dhe shumë më herët do kishte lajmëruar pranverën për turizmin në Shqipëri. U keqtrajtua, u dëshpërua e humbi jo dëshirën, por atë motivin për të kërkuar që të bënte diçka”.

“Besoj se është vendi i duhur me njeriun e duhur, në kohën e duhur për të bërë diçka fantastike për Shqipërinë dhe një gjë që të realizojë edhe ëndrrën e bacës Behgjet që emri i tij të kujtohet jo si emri i një biznesmeni, por një patrioti  të madh që e ka pasur mundësitë të kalojë jetën e vetme jahte, me avionë, me sheikë, pasanikë, të bredhë botën, të ngrohet në diell kur këtu është dëborë. Por që të gjitha i vuri në dispozicion të Kosovës duke hyrë në një arenë balte duke u përfshirë në një hapësirë si ajo e  politikës shqiptare nuk është një hapësirë as dashamirëse as bujare me ata që hyjnë në të me ideale me motivin për të lënë gjurmë”, – shtoi Rama. Kryeministri Rama tha se “Baca Behgjet e ka pasur ëndërr të bënte diçka në Vlorë, një herë më ka thënë se “Unë kurrë nuk do e kisha ndërruar Kosovën nëse do kaiha mundësi me lind përsëri, por me thënë të drejtën do isha menduar dy herë a në Kosovë a në Vlorë me lind””. “Bacë tani është në dorën tënde”, – tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kinë, kopshti zoologjik kritika pasi u zbulua se lyente qentë për t’i bërë të dukeshin si arinj panda

KINE Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me një sërë reagimesh pasi u zbulua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri

Rastet e mosdeklarimit të vlerave monetare u dyfishuan në vitin 2023 dhe po kështu edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hoqi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe fshehu provat, arrestohet inspektori i policisë në Gjirokastër

Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Th.M…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fundi i botes\ Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje…

LEXO ME SHUME