Categories Lajme

Belgjika dënon me 12 vite burg Ramazan Rrajën, nipi i deputetit të PS ishte pjesë e grupit kriminal që trafikonte kokainë

Një gjykatë në Belgjikë ka dënuar me 12 vite burg Ramazan Rrajën, nipin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

Sipas mediave vendase, Rraja është dënuar me 12 vite heqje lirie për rolin e tij në një grup të rrezikshëm kriminal shqiptaro-letonez që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të kokainës.

Prokuroria Publike në Belgjikë e cilësoi grupin si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës.

Për të ilustruar këtë deklaratë, prokuroria iu referua kutive të mbushura me para të drogës, fotove të drogës, konfiskimit të orëve luksoze.

“Hetuesit kanë mundur të zbulojnë organizimin rreth 36-vjeçarit Kaspars “The Boss” N., falë pajisjeve të përgjimit që kishin vendosur në banesën e tij në Berchem.

Kokaina e sekuestruar në Belgjikë

Hetuesit dëgjuan Kaspars N. dhe shqiptarin Ramazan R. duke folur për një kontejner që ndodhej në kalatën 1742. Një kontenier me banane që tashmë ishte kontrolluar nga dogana, por pa rezultat.

Gjatë një kontrolli të ri, doganierët gjetën në tavan 57 kilogramësh kokainë”, raportojnë mediat belge.

Në Shqipëri, Rraja është shpallur në kërkim nga SPAK për pjesëmarrjen në atentatin ndaj Pëllumb “Rumi” Muharremit, i njohur edhe si Aleksandër Laho dhe prokurorit Arjan Ndoj.

Ai u ndalua nga policia pak muaj më parë pasi qarkullonte me makinë të blinduar, por u la i lirë pak orë më pas.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME