Categories Lajme

Çfarë duhet të flisni me fëmijët kur shkojnë për herë të parë në shkollë? Lira Gjika jep këshillat e vlefshme

Lira Gjika, pediatre e njohur, ka dhëne disa këshilla për prindërit që fëmijët e të cilëve shkojnë në kopshte dhe klasa të para.

”Prindërit duhet të stërvisin durimin, pasi fëmijët janë shumë më të vëmendshëm për çdo gjë dhe kanë një memorie për t’u admiruar” tha ajo, duke shtuar se prindërit duhet të mahniten me gjetjet e fëmijëve të tyre, duke i lënë që të zhvillohen dhe të krijojnë.

”Shumë prindër nuk i qëndrojnë “lojës së habisë” kur fëmija i tyre u tregon për diçka që ata kanë zbuluar, por e neglizhojnë, ku në fakt mund të ndikojnë në rritjen e vetëvlerësimit të tyre” shtoi pediatrja e njohur.

”Çdo zbulim që fëmijët bëjnë, është më i madh se zbulimi i Ajnshtajn me teorinë e relativitetit, pasi psiqika e tyre është shumë më shumë sesa mendojmë ne” theksoi ajo.

Sipas Lirës, fëmijët duhet të shkojnë në kopshte për dy arsye kryesore, së pari për të zhvilluar fjalën dhe së dyti për të ndërtuar marrëdhënie me fëmijët e tjerë. ”Kur një fëmijë shkon për herë të parë në kopsht, duhet që prindi t’i flasë, pasi ai në ato momente mendon se mos e kanë braktisur dhe neglizhuar, por një komunikim i mirë, e shuan dhe këtë problem” nënvizoi ajo, duke theksuar se kopshtet, familja janë vendet ku mësohet dashuria për tjetrin.

Këshillat e pediatres ishin dhe për prindërit që dërgojnë për herë të parë fëmijët në klasa të para. ”Si fillim duhet që prindërit të flasin më fëmijët për shkollat, që në kopsht, më pas kur të nisi shkolla, fëmijët të qëndrojnë gradualisht në shkollë duke nisur nga 20 minuta në ditë” tha Lira.

Një pikë tjetër e rëndësishme është dhe komunikimi që kanë mësuesit, pasi fjala është ajo që fëmijët fokusohen, veçanërisht kur flet një i rritur.

”Kohët e fundit po shoh gjithmonë e më shumë baballarë të përfshirë me fëmijët dhe kjo është diçka që më pëlqen” u shpreh Lira Gjika, duke mos harruar të përmendë faktin se në një shtëpi fëmija ka nevojë për dy duar, babain dhe nënën që janë hallka të pazëvendësueshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME