Categories Lajme

Edi Rama shpall qeverinë e re, ministrat që ikin e vijnë , Lista

Kryeministri Edi Rama shpalli pak çaste më parë kabinetin e ri qeveritar që do të drejtohet sërish prej tij, raporton noa.al e cila ndoqi dhe monitoroi fjalimin e gjatë të Ramës që ende vazhdon.

Një fjalim ku Rama ndër të tjera njoftoi zhvillimin në tetor të kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste.

Nga qeveria ikën Evis Kushi, Frida Krifca, Milva Ekonomi dhe Olta Xhaçka.

Aktualisht qeveria ka një kryeministër, një zëvendëskryeministre dhe 15 ministra. Në kabinetin aktual janë gjithsej 17 anëtarë, ndër të cilët 4 burra dhe 13 gra.

Disa nga ministrat e kabinetit aktual janë përfolur shumë në media për afera të ndryshme. Disa të tjerë janë në fokusin e opozitës me akuza për korrupsion, paaftësi dhe abuzim me postin.

Si ndryshon kabineti qeveritar

Kryeministër

EDI RAMA

Zëvendëskryeministër, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Ishte BELINDA BALLUKU

Mbetet e njëjta

Ministër i Brendshëm

Ishte TAULANT BALLA

Mbetet i njëjti

Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Ishte DELINA IBRAHIMAJ

Bëhet Ervin Mete

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ishte OGERTA MANASTIRLIU

Bëhet Albana Koçiu

Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ishte OLTA XHAÇKA

Bëhet Igli Hasani

Ministër i Arsimit dhe Sportit

Ishte EVIS KUSHI

Bëhet Ogerta Manastirliu

Ministër i Drejtësisë

Ishte ULSI MANJA

Mbetet i njëjti

Ministër i Mbrojtjes

Ishte NIKO PELESHI

Mbetet i njëjti

Ministër i Kulturës

Ishte ELVA MARGARITI

Mbetet e njëjta

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ishte FRIDA KRIFCA

Bëhet Anila Denaj

Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Ishte EDONA BILALI

Bëhet Delina Ibrahimaj

Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ishte ELISA SPIROPALI

Mbetet e njëjta

Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve

Ishte MILVA EKONOMI

Bëhet Ardian Mazniku (Ministër për Pushtetim vendor)

Ministër Shteti dhe Kryenegociator

Ishte MAJLINDA DHUKA

Mbetet e njëjta

Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Ishte MIRELA KUMBARO

Mbetet e njëjta

Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Ishte BORA MUZHAQI

Mbetet e njëjta

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME