Categories Lajme

Covidi shuan familjen me 4 anëtarë

Një nënë, baba dhe dy vajzat e tyre nga Teksasi vdiqën nga coronavirus në më pak se një muaj.
Sipas Metro, vajza më e madhe, Angelica Bautisa vdiq e para në moshën 49-vjeçare. Ishte 14 korriku. Pastaj, më 31 korrik, nëna 70-vjeçare ndërroi jetë. Vetëm tre ditë më vonë, më 3 gusht, 37-vjeçari Marisol vdiq. Babai i familjes, Abelardo Bautisa, 75-vjeçar, gjithashtu vdiq më 11 korrik.

“Dukej sikur babai po shërohej nga coronavirusi. Situata me të ishte në rregull. Ne menduam se ai po shërohej, por humbja e tre të dashurve e tërhoqi atë në fund. Përfundimisht edhe ai ndërroi jetë”, tha Gerry Bautisa, djali i cili gjithashtu ishte i infektuar me COVID-19, ashtu si gruaja e tij.

“Në një moment unë qava gjithë kohën, dhe pastaj, kur babai im vdiq , “vdiqa” edhe unë. Ishte një tronditje e tmerrshme”, tha Gerry për televizionin lokal. Gerry kaloi disa ditë në spital për shkak të infektimit, ai arriti të shërohet. “Sa herë që kollitja, kisha ndjenjën se dikush po më shtypte mushkëritë”, tha ai.

“Të gjithë janë të infektuar dhe të vdekurit janë thjesht statistika dhe numra. Por, ata janë qenie njerëzore. Ne nuk duhet të flasim vetëm për numra. Për të vdekurit duhet të themi se ishin baballarët, nënat ose fëmijët e dikujt …”, shtoi në fund Gerry. Ndryshe, mbi 21 milionë njerëz janë infektuar në botë gjersa kanë ndërruar jetë mbi 765 mijë persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME