Categories Lajme

“Dëgjova se i shoqi punonte në kryeministri, më siguroi se do t’i merrja paratë”, flet vajza që i dha 225 mijë euro ish-punonjëses së BSH-së

Në denoncimin që bëri në prokurori, shoqja e Milena Derajt që akuzohet për mashtrim tregoi se i kishte dhënë shuma të ndryshme punonjëses së Bankës së Shqipërisë herë 10, herë 20 mijë euro deri sa shumë kishte arritur në 225 mijë euro, me premtimin se paratë do të investoheshin në bono thesari.

Por pasi kishte kaluar periudha kur duhej të merrte interesat kanë nisur shqetësimet e para. Elira Shyti ka takuar bashkëshortin e Milena Derajt, Genci Derajn për të cilin kishte dëgjuar se punonte në kryeministri. Ky i fundit e kishte siguruar se paratë do t’i merrte të gjitha, ç’ka shton dyshimet se burrë e grua vepronin së bashku.

“Pasi kaloi periudha qe Elira priste të merrte kthimin e investimit të saj, Milena ka filluar të shtyjë datat duke i thënë se vonesat ishin për shkak të procedurave të Bankës. Në një nga herët e shumta që i ka kërkuar Milenës që t’i kthente paratë, Milena ka kryer një transaksion në shumën prej 20 000 Euro (njëzetë mije) në bankën Credins, para të cilat shtetasja thotë se nuk i janë kredituar kurrë në llogarinë e saj.

Gjatë kontakteve për problemin e saj me Milenën, ka njohur edhe bashkëshortin e saj i cili quhet Genci Deraj. Genci në të gjitha kontaktet që ajo ka pasur i ka thënë të ketë besim pasi do t’i merrte lekët e saj dhe madje edhe fitimin që i kishte premtuar edhe Milena. Pasi kaloi shumë kohë dhe Milena vazhdonte i shtynte afatet se do i kthente lekët, pas shumë insistimeve të saj, ka arritur të bindë Milenën qe t’i njihte detyrimin që i kishte, para një noteri në mënyrë që të kishte një dokument zyrtar për gjithë paratë që ajo i kishte marrë.

Shtetësia thotë se Milena e ka mashtruar vazhdimisht duke e mbajtur me shpresa dhe duke përdorur pozicionin e saj si punonjëse e Bankës së Shqipërisë’- thuhet në dosjen për mashtruesen Milena Deraj.
Ndërkohë që shoqja priste paratë me gjithë interesat, Milena Deraj ka pranuar në prokurori se kishte investuar 200 mijë euro për ndërtimin e një shtëpie në Salari të Tepelenës me punime guri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME