Categories Lajme

Deklaratë për mediat nga rektori i universitetit Ismail qemali të Vlorës Roland Zisi

Mësimi i alternuar mes on line dhe mësimit me praninë fizike të studentëve. Data 2 nëntor shënon nisjen e vitit të ri akademik,një vit ndryshe,referuar edhe situatës nga covid 19. Në një deklaratë për mediat rektori i universitetit Ismail qemali të Vlorës Roland Zisi ka prekur një serë temash dhe problematikash në prag të startimit të vitit të ri akademik.

Duke konfirmuar marrjen e të gjitha masave,referuar situatës nga covid 19, rektori Zisi ka konfirmuar se mësimi do të zhvillohet i aleternuar mes mësimit on line dhe ne auditore. Leksionet ,duke patur edhe në konsideratë numrin më të madh të studenteve, me më shumë se 30 persona do të zhvillohen on line,ndërsa seminarët apo praktikat me praninë fizike të studenteve.

Rregjistrimet për këtë vit në studimet bacelor tashmë kanë përfunduar,ndërsa vijojnë ende studimet master. Rektori Zisi ka konfirmuar se janë rreth 40ß50 studente më shumë të rregjistruar,por kuotat e përcaktuara për cdo degë nuk janë plotësuar të gjitha. Ndërkohë janë disa studime në vitin e parë të cilat nuk do të hapen,si kimi,fizike apo italisht që nuk kanë patur interesime nga maturantët për tu rregjistruar.

Një tjetër problematikë sipas rektorit mbetet edhe numri i ulët i kërkesave dhe rregjistrimeve edhe në fakultetin e mësuesisë,si cikli i ulet apo parashkollor,që kanë patur një ulje të ndjeshme të numrit të rregjistrimeve krahasuar me vitet e shkuara. Ndërsa degë si Fizikë, kimi, matematike, por deget italisht nuk do të hapen edhe këtë vit , duke rregjistruar vitin e dytë të tyre që mbeten pa rregjistrime. Ky vit do të jetë ndryshe,referuar situatës nga covid 19, por njëkohësisht problematike mbetet edhe mos hapja e disa degëve në sistemin bacelor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME