Categories Lajme

Del video e masakrës në Ambasadën e Azerbajxhanit në Iran, lidhja me gruan e agresorit

Irani është tronditur sot nga një sulm me armë në Ambasadën e Azerbajxhanit, ku një person i armatosur me kallashnikov ka hyrë në godinë dhe ka hapur zjarr në mënyrë të pakontrolluar, duke lënë një të vdekur dhe plagosur dy të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake rezulton se, agresori e ka ndërmarrë këtë sulm, pasi dyshohet se, pikërisht në ambientet e ambasadës, gruaja e tij është parë për herë të fundit. Si pasojë e të shtënave, mbeti i vdekur kreu i sigurimit në postin diplomatik në Teheran

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar ndërkohë edhe pamjet tronditëse, që tregojnë se si vrasësi hyn në ambasadë dhe i drejton armën e tij stafit të tmerruar. Ata që ishin brenda u përpoqën të kalonin përmes detektorëve metalikë për t’u mbrojtur, por agresori hap zjarr duke shkaktuar panik.

Pastaj një punonjës hero del nga një derë anësore dhe lufton me të armatosurin, duke u përpjekur t’i heqë armën. Një tjetër video e mbikëqyrjes nga jashtë ambasadës tregoi se personi i armatosur përplasi makinën e tij përpara ambasadës, pak para se të futej brenda saj.

Prokurori iranian Mohammad Shahriari tha se tha se gruaja e të armatosurit ishte zhdukur në prill të vitit të kaluar pas një vizite në ambientet e kësaj ambasade dhe kjo mendohet të jetë arsyeja e ndërmarrjes së aktit fatal nga agresori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME