Categories Lajme

Dhunoi së bashku me nënën e saj me shkop fqinjin e moshuar, arrestohet 27-vjeçarja

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga një 27-vjeçare e cila së bashku me nënën e saj dyshohet se dhunuan me shkop fqinjin e moshuar.

“U vu në pranga shtetasja E. M., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për nënën e 27-vjeçares, shtetasen E. M., 53 vjeçe, të dyja banuese në lagjen nr.1, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë (shkop), fqinjin e tyre 78-vjeçar”, raporton policia.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasen E. M., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për nënën e 27-vjeçares, shtetasen E. M., 53 vjeçe, të dyja banuese në lagjen nr.1, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë (shkop), fqinjin e tyre 78-vjeçar.

Po këta specialistë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, arrestuan shtetasit D. Ll., 35 vjeç dhe M. L., 41 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin F. R., 35 vjeç, të tre banues në Laç, pasi në lagjen nr. 17, kanë vjedhur një motomjet. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME