Categories Lajme

Dita botërore e zemrës/ 50% e shqiptarëve me kolesterol të lartë, rrezik për probleme kardiake

1 milion e 400 mijë shqiptarë ose 50% e popullsisë në vend vuan nga yndyrat e larta në gjak.

Niveli i lartë i kolesterolerit apo dislipidemia siç njihet ndryshe, është faktori i dytë për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Mjekët bëjnë thirrje për kujdes dhe kontrolle periodike pasi  zemra nuk fal. Në ditën botërore të zemrës , kardiologët tërheqin vëmendjen për kujdes edhe ndaj fëmijëve.

Kolesteroli i lartë në moshat pediatrike si pasojë e kequshqyerjes, obezitetit, por dhe trashëgimisë do ta bëjë një pacient kardiak  pas disa vitesh.

Ndryshimi i stilit të jetës, ushqimet jo të shëndetshme dhe mosmarrja me aktivitete fizik kanë shtuar numrin e pacientëve kardiakë por edhe fatalitetet.

Sëmundjet kardiovaskulare edhe për disa dekada parashikohen të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME