Categories Lajme

I vranë babanë para syve kur ishte 10 vjeç, historia si nëpër filma e të penduarit Tafani

Vonë është njohur me emrin Artan Tafani. Sa ishte i mitur, të gjithë në Lushnjë e thërrisnin Marjus i Bashkimit. Deri kur u largua bashkë me nënën e tij, për të jetuar në jug të vendit. I penduari i drejtësisë, vjen nga një jetë traumash. Në 97-n, në lokalin e tyre, tip bilardo, në Stan Karbunarë të Lushnjës, Marjusit, apo Artanit të sotëm, një pendito që rrëfeu bandën e Laert Haxhiut, dhjetra krime, midis tyre 6 vrasje të bujshme, i vranë të atin para këmbëve të tij. Jo më shumë se 10 vjeç, autorët, atëkohë besohej të ishin nga zona e Elbasanit, ish shokë burgu me viktimën Bashkim Tafanin, e kursyen Marjusin.

“Ai u betua, do të merrte hakun e babait”, thotë një mik i familjes së tij. “Mori goditje, e ëma u detyrua ta merrte me vete, dhe të largohen nga Lushnjë në jug, tek familjarët e saj”, shton ai.

Sot besohet që falë Tafanit, apo Marjusit që u betua për hakun e babait, u zbardhën krimet të rënda, 12 persona u arrestuan, 4 të tjerë po kërkohen. Për më tepër, Laert Haxhiu, edhe ai një ish fëmijë që i dogjën shtëpinë në 97-n dhe i vranë nipin Bledar Haxhiun, armik me Aldo Baren, u zbulua si kreu u bandës me 15 anëtarë, ekzektues dhe porositës vrasjesh. Duket se miqësia mes tyre u vendos rreth vitit 2010, kur Tafani u rikthye përsëri në Lushnjë.

Nga ajo kohë deri tek grabitja e rreth 40 mijë eurove në një Exchange në Astir, në 24 qershor, çdo gjë shkonte mire. Gjurmët e AND gjetur në vendin e ngjarjes, vunë në lëvizje hetuesët, jo vetëm për ta futur Tafanin në kafaz. “Nuk është fort i besueshëm, ka folur shumë, por ne po punojmë, të gjejmë prova për to”, tregon një burim për Report Tv. Makina e gjetur e vjedhur në garazhin e bashkëpunëtorit të tij pas zbardhjes së grabitjes dyshohet se do përdorej në ngjarje të tjera kriminale. Ai u shpall në kërkim 3 ditë më pas, kur u identifikua nga kamerat e sigurisë të garazhdit, ku la rrobat që përdori në krim. Pronari Enio Meçaj u arrestua. Tafani fillimisht lëvizi me biçikletë, më pas humbi gjurmët me taksi.

Me një dokument grek të falsifikuar i shmangej kapjes. Por krahu i armatosur i Laert Haxhiut u arrestua nga forcat operacionale të Tiranës mu pikërisht aty ku dhe nisi jetën e krimit, në Lushnjë. Marjus Tafani u kap një hotel përballë Savrës, në autostradën Lushnjë-Fier. Tentoi rezistencë, por u rrethua shpejt. Menjëherë pas arrestimit u përball me fakte që e tronditën. Atij iu tha se ishin gjetur prova të pakundërshtueshme, jo vetëm për grabitjen në Astir, por edhe për vrasjen e Albi Bashaliut në Peqin, pamje filmike të tij dhe targat e një mjeti. Përballë tyre Tafani u dorëzua dhe nisi rrëfimin që i bëri entuziast hetuesit. 39-vjeçari me vete mbante edhe një pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, rreth 200-euro dhe 3 aparate celularë. “Ishte i shkathët dhe paranojak, armën e mbante gjithnjë gati”, thotë i njëjti burim për Tafanin, që aktualisht sot, pavarësisht statusit “i Penduar”, akuzohet për 19 krime, vrasje, tritol, kanosje, e grabitje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 16 Janar 2025

Dashi Kjo e enjte nuk do të jetë në ritmin e duhur. Do të keni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DETAJE / Kapet gomonia me kokainë në Spanjë, arrestohen 7 shqiptarë

Shtatë shqiptarë janë arrestuar të mërkurën në rajonin e Galicias, në kuadër të një operacioni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e motrës dhe kunatit, ekstradohet nga Italia 56-vjeçari. Ja kush është

Vijon bashkëpunimi me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Studenti 21-vjeçar gjendet i pajetë në konviktin e shkollës në Gjirokastër

Një student është gjetur i pajetë këtë mëngjes në konviktin e shkollës ortodokse në Gjirokastër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qytetari i bezdisur nga daljet e Ramës i kërkon “llogari”, i kthehet kreu i qeverisë: Të jesh i sigurt që nuk lë pa bërë asnjë nga punët e mia!

Ne episodin e tetë të “Sy m’Sy”, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka vendosur…

LEXO ME SHUME