Categories Lajme

Dita Ndërkombëtare e Romëve, Manastirliu: Në fokus punësimi dhe integrimi i komunitetit Rom

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është mbajtur një aktivitet ku ka marrë pjesë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Sociale, Ogerta Manastirliu, përfaqësues të komunitetit Rom, përfaqësues të organizatave dhe shoqërisë civile.

Në fjalën e saj, Ministrja Manastirliu vuri theksin tek fuqizimi i komunitetit Rom dhe Egjiptian në tregun e punës, me qëllim integrimin e tyre.

“Nga programi i ndihmës ekonomike kanë dalë nga vështirësitë sociale dhe ekonomike më shumë se 3.500 individë, të cilët janë drejtuar drejt punësimit të qëndrueshëm dhe aftësimit profesional. Rruga e vetme për fuqizimin e komunitetit Rom është arsimimi dhe punësimi. Ne jemi të fokusuar që të zhvillojmë mekanizmin e punësimit për ata të cilët janë në moshë aktive pune dhe që janë pjesë e programeve të mbrojtjes sociale”,- tha Manastirliu.

Duke folur për programin e mbështetjes së nënave me shumë fëmijë nëpërmjet subvencionim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, Manastirliu bëri me dije se deri tani janë mbi 7 mijë gra përfituese.

“Ne e kemi filluar këtë program në janar të këtij viti dhe po mbështeten vetëm në tre muajt e parë më shumë se 7100 nëna me tre e më shumë fëmijë, të cilave u subvencionohen kontributet shëndetësore dhe shoqërore nga shteti për 5 vitet e para të rritjes së fëmijës së tretë, të katërt, etj. Për komunitetin rom dhe egjiptian dua që të përçohet ky mesazh, pasi po mbështeten nëpërmjet garantimit të kontributeve nga shteti,”– nënvizoi Manastirliu.

Me synim gjithëpërfshirjen, një sërë programesh kombëtare janë në mbështetje të këtij komuniteti. Më shumë se 3 mijë familjet rome mbështeten nga programi i asistencës sociale. Bonusi i bebes është një tjetër program universal, që ka mundësuar shpërblimin e të porsalindurve, ku një pjesë janë fëmijë të komunitetit rom.

Ky mekanizëm ndikoi edhe për të rritur regjistrimin e fëmijëve të porsalindur Rom në gjendjen civile.

Gjithashtu nëpërmjet Fondit Social, janë ngritur 40 qendra dhe shërbime sociale në të gjithë bashkitë dhe qarqet e vendit, duke siguruar që më shumë se 11 mijë përfitues, përfshirë këtu edhe komunitetin Rom, të marrin shërbime ditore dhe rezidenciale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME