Categories Lajme

Dyshohet se mori 3 milionë euro të klientëve, Gjykata jep masën e sigurisë për agjenten e shërbimit të postës private

Gjykata e Korçës ka lënë në burg agjenten e shërbimit të postës private ADEX, që mori 3 milionë euro të klientëve dhe i investoi në prona e biznese.

Seanca gjyqësore ka nisur në orën 10:00 dhe ka zgjatur 2 orë. Në përfundim të seancës, gjytari Thomaidha Roca dha masën e sigurisë “arrest me burg”.

Alma Beqiri akuzohet se ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 3 milionë eurosh për periudhën 2021-2023, teksa punonte si agjente e shërbimeve postare në postën private ADEX në degën në Korçë e Pogradec.

46-vjeçarja akuzohet se shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

Alma Beqiri mësohet se shumën e konsiderueshme e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.

Ajo u vendos në pranga pas hetimeve dy mujore dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja Alma Beqiri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME