Categories Lajme

Dyshohet se shiste fara kanabisi, arrestohet 19-vjeçari në Mallakastër, kapet dhe me municion luftarak

Një 19-vjeçar është arrestuar në Mallakastër për tregti të farave të kanabisit.

Mësohet se i riu me iniciale T.K.,, u kap në flagrancë teksa mbante 1127 fara kanabisi dhe fishekë luftarak në banesën e tij me qëllim shitjen e tyre.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe një 18-vjeç, i cili kishte blerë fara kanabisi me qëllim kultivimin e tyre.

Njoftimi i Policisë: Mallakastër /Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërprerja”. Konstatohet dhe goditet një rast i tentativës për të tregtuar fara narkotike cannabis sativa, me qëllim kultivimin. Mbante në banesë, 1127 fara kanabisi dhe fishekë luftarak, arrestohet 19-vjeçari. Në pranga edhe një 18-vjeçar, pasi dyshohet se blinte fara kanabisi, me qëllim kultivimin. Sekuestrohen farat narkotike dhe municion luftarak.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Sektorit Operacional të DVP Fier, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të tregtimit të farave të kanabisit, me qëllim kultivimin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndërprerja”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit T. K., 19 vjeç, banues në fshatin Lofkënd, Mallakastër dhe K. N., 18 vjeç, banues në fshatin Aranitas, Mallakastër.

Në banesën e 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1127 fara narkotike të dyshuara cannabis sativa, si dhe krehër me 30 fishekë luftarak. Nga veprimet hetimore dyshohet se 18-vjeçari i kishte blerë shtetasit T. K., fara kanabisi, me qëllim kultivimin.

Farat narkotike dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME