Categories Lajme

Ekzekutoi me breshëri kallashnikovi gruan sepse donte të divorcohej, Gjykata e Elbasanit jep vendimin për Koço Buzon

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me burgim të përjetëshëm ish policin, Koço Buzo i cili vrau gruan e tij, Liljana Buzo në sytë e fëmijëve në maj të 2021.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditën e 6 majit të 2021-shit në afërsi të gjykatës së Elbasanit, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre.

58-vjeçari nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një thikë dhe kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit.

Koço Buzo fillimisht e goditi me thikë bashkëshorten dhe më pas e qëlloi 7 herë me kallashnikov pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend.

Liljana Buzo. e cila sapo kishte dalë nga seanca për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka goditur fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Menjëherë pas ngjarjes, autori është penguar nga personat në rrugë dhe policia duke bërë arrestimin e menjëhershëm të tij. Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të cilët nuk patën dëmtime serioze.

Ai u deklarua fajtor për vrasjen. Koço Buzo, ish-polic ka shërbyer si roje pranë gjykatës së Elbasanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME