Categories Lajme

EMRI\ Gjendet i vdekur pronari i një agjencie turistike në Vlorë, njoftimi i policisë

Pronari i një agjencie turistike në Vlorë është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm.

Viktima është identifikuar si Nadir Gjata dhe ishte pronari i agjencie turistike tek porti i Vlorës.

Ai u gjet i vdekur në makinën e tij, por familjarët hedhin dyshime se ai është vrarë dhe kanë deklaruar se viktima “ka goditje në kokë dhe nuk iu gjet çanta që kishte me vete”.

Sipas familjarëve, viktimës i është vjedhur një shumë parash.

“Pronari i një agjencie është konstatuar i vdekur në automjetin e tij. Familjarët kanë hedhur dyshimet për grabitje, pasi viktima ka pasur një dëmtim në kokë.

Pista tjetër është se mund të jetë aksidentuar me mjetin e tij. Sakaq familjarët pretendojnë se viktimës i mungon një shumë monetare. Jemi në pritje të një komunikimi nga Policia nëse ka qenë grabitje apo aksident. Ngjarja po hetohet ku në dispozicion janë vënë dhe kamerat e sigurisë së zonës afër”.

Policia e Vlorës ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku pronari i një agjencie turistike u gjet i vdekur në makinën e tij.

Ndonëse familjarët hodhën dyshime për vrasje, Policia deklaron se nga këqyrja paraprake e trupit, eksperti mjekoligjor nuk ka konstatuar shenja dhune.Sipas policisë, 63-vjeçari Nadir Gjata rreth orës 04:00 të mëngjesit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Ford Fiesta”, për pasojë automjeti i tij ka përplasur një automjet të parkuar (taksi), i cili gjatë zhvendosjes ka përplasur 2 automjete të tjera të parkuara.

Paraprakisht, dyshohet se 63-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkaqe shëndetësore, më pas automjeti i tij është përplasur me automjetin taksi dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Më datë 21.08.2023, rreth orës 04:00, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, në afërsi të vendit të quajtur “Kapelja”, shtetasi Nadir Gjata, 63 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Ford Fiesta”, për pasojë automjeti i tij ka përplasur një automjet të parkuar (taksi), i cili gjatë zhvendosjes ka përplasur 2 automjete të tjera të parkuara.

Paraprakisht, dyshohet se 63-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkaqe shëndetësore, më pas automjeti i tij është përplasur me automjetin taksi dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Trupi i pajetë u transportua në morg, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Nga këqyrja paraprake e trupit, eksperti mjekoligjor nuk ka konstatuar shenja dhune.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME