Categories Lajme

EMRI+FOTO/ Hetimet për atentatin ndaj prokurorit, i përfshirë edhe një shqiptar

Në hetimet që po vijojnë për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit paraguaian, Marcelo Pecci, del në sk

enë edhe emri i një shqiptari. Atentati ndaj prokurorit ndodhi më 10 maj në Kolumbi.

Sipas mediave të huaja, zv/presidentja kolumbiane, Marta Lucía Ramírez, publikoi 19 emrat e personave të identifikuar dhe të arrestuar që pritet të ekstradohen.

Mes tyre janë dy italianë, një holandez dhe një shqiptar. Të tjerët janë shtetas kolumbianë.

Zv.presidentja kolumbiane tha se shqiptari i dyshuar si i përfshirë në këtë atentat quhet Kliton Dega. Ndërkohë 12 emrat e personave të tjerë të arrestuar janë: Diego Mauricio Blanco Blanco (Piloti), Luis Carlos Macías, Alberto Rodríguez Usa, Alejandro Puig, Babel Serge, Claudia Yaned Zapata, Diego Vélez, Edison José Ruiz Martínez, Joham Patiño, Juan Bernardo Agudelo, Naira Mejía, Roberto Amoruso.

Diego Mauricio Blanco Blanco është një pilot, i cili është pjesë e një prej organizatave më të mëdha të trafikut të drogës në Brazil të quajtur ‘Clan Rocha’, drejtuesi i së cilës është Joao Suarez Rocha, i cili zëvendësoi shefin e mëparshëm, Luis Carlos Rocha, të kapur në 2017. Banda ishte një prej atyre që po hetohej nga prokurori paraguaian Marcelo Pecci, i vrarë në Kartagjenë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kinë, kopshti zoologjik kritika pasi u zbulua se lyente qentë për t’i bërë të dukeshin si arinj panda

KINE Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me një sërë reagimesh pasi u zbulua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri

Rastet e mosdeklarimit të vlerave monetare u dyfishuan në vitin 2023 dhe po kështu edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hoqi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe fshehu provat, arrestohet inspektori i policisë në Gjirokastër

Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Th.M…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fundi i botes\ Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje…

LEXO ME SHUME