Categories Lajme

FBI-ja gjen një dokument të klasifikuar në shtëpinë e ish-Nënpresidentit Pence

Byroja Federale e Hetimit (FBI) gjeti të premten një faqe dokumenti qeveritar, që përmbante të dhëna sekrete, gjatë një kontrolli në shtëpinë e ish-Nënpresidentit Mike Pence në Indianapolis. Kontrolli ishte vullnetar dhe FBI-ja kishte marrë për këtë miratimin e zotit Pence.

Kontrolli vjen pasi avokati i zotit Pence, Greg Jacobs, njoftoi Arkivin Kombëtar nëpërmjet një letre më 18 janar, se kishte gjetur dokumente të klasifikuara në shtëpinë e ish-nënpresidentit. Të dhënat më pas i ishin dorëzuar FBI-së.

Pence dhe ekipi i tij ligjor kanë bashkëpunuar plotësisht me autoritetet“, tha zëdhënësi i tij Devin O’Malley.

Përveç gjetjes së një faqeje me shënime që tregonte se të dhënat ishin sekrete, FBI-ja gjeti të premten gjithashtu edhe “gjashtë faqe të tjera dokumentesh qeveritare, jo të klasifikura”, shtoi zoti O’Malley.

Gjatë kontrollit të kryer nga FBI-ja ishte i pranishëm vetëm një anëtar i ekipit ligjor të zotit Pence, as ish-nënpresidenti dhe as bashkëshortja e tij nuk ishin në shtëpi.

Ky zhvillim vjen ndërsa ish-Presidenti Donald Trump dhe Presidenti Joe Biden përballen me hetime nga dy prokurorë të posaçëm lidhur me posedimin e dokumenteve të klasifikuara.

Prokurori i Posaçëm Jack Smith po heton rreth dyshimeve se zoti Trump apo bashkëpunëtorë të tij mund të kenë penguar hetimet që po kryente Departamenti i Drejtësisë lidhur me posedimin e mijëra faqeve në dokumente qeveritare, qindra prej të cilave ishin shënuar si të klasifikuara.

FBI-ja kreu një kontroll të miratuar nga gjykata në rezidencën e zotit Trump në Florida më 8 gusht, ku u gjetën rreth 13,000 faqe dokumente, rreth 100 prej të cilave përmbanin shenja të klasifikuara.

Po kështu në janar Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland emëroi Prokurorin e Posaçëm Robert Hur, pasi ekipi ligjor i zotit Biden gjeti në nëntor dokumente të klasifikuara në një ish-zyrë të tij në Qendrën Penn Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global, një institut kërkimor i Universitetit të Pensilvanisë, si dhe dhjetor në shtëpinë e presidentit në Uilmington. /VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME