Categories Lajme

Fevziu tregon fillimet në gazetari: Kam punuar për 2 vjet pa asnjë pagesë

Gazetari Blendi Fevziu, si rrallë herë në një intervistë televizive, ka rrëfyer rrugëtimin e tij në gazetari. Fevziu ka treguar për fillimet e karrierës, kur punonte për gazetën “Studenti” pa asnjë pagesë për 2 vjet madje duke qëndruar deri në 4 të mëngjesit për të marrë kopjen e parë të gazetës me vete.

“Sot ka gazetarë më të informuar se sa ishim ne për shkak të rrjeteve sociale, por vë re që ka më pak pasion sot se sa kishte në atë kohë. Pasioni për gazetarinë ishte impresionues, përshembull unë për gazetën “Studenti” kam punuar pa asnjë pagesë 2 vjet, se për pagesë nuk bëhej fjalë, rrija deri në 4 të mëngjesit për të marrë kopjen e parë të gazetës me vete, flija në shtypshkronjë, kam fjetur me netë të tëra në shtypshkronjë, imagjino një 21 vjeçar që harxhon gjithë darkën në shtypshkronjë që në atë kohë ishin me plumb, ka qenë e tmerrshme, vetëm nga pasioni për të parë letrën ku ka shtypur artikullin e tij. Vë re dhe një gjë tjetër e kam thënë disa herë ka një tendencë të vazhdueshme në gazetarinë televizive për të shkuar drejt studiove.

Ky është një nga gabimet më të mëdha, në botë zakonisht ata që janë në terren janë më të famshëm, këtu ka një keqkuptim që lidhet me mënyrën e mbrapshtë të menduarit, në mënyrë absolute terreni është gjëja magjike që ka gazetaria, dhe ne te gazetarët e terrenit po krijojmë një defekt se sapo krijojnë një profil në terren futen nëpër studio për të bërë emisione, gjë që është gabim, dhe nga gazetarët e terrenit ne nuk kemi personalitete të fortë që të përballojnë presionin”, u shpreh Blendi Fevziu për News 24.

Ndër të tjera Fevziu ka zbuluar dhe pagën e tij të parë si gazetar. “10 mijë lekë të vjetra ka qenë, atëherë ishte një pagesë shume e mirë, por derisa erdha te rroga kam punuar pa rrogë fare vetëm për pasion dhe lutesha që emri të shënohej te artikulli. Unë dhe kur kam nisur emisionin pasi kam mbaruar 6 muajt e parë më ka thirrur drejtori më ka thënë ke honoraret, por honorarin edhe si skenarist, dhe si drejtues dhe unë nuk e kuptoja këtë kisha hyrë në televizion nga pasioni, natyrisht unë kisha një rrogë në revistën Klan”, tha gazetari. Ndërsa i pyetur se çfarë duhet për të qenë një emsion i suksesshëm si “Opinion”, gazetari u shpreh se talenti vjen në fund, së pari duhet punë dhe pasion.

“Unë nuk e di çfarë duhet, di një gjë që dita ime nuk ka fund kurrë, nuk pushoj asnjë sekond. Ka ditë që më mbushen sytë nga lodhja se nuk përballoj dot më lodhjen por ti duhet të rrish aty. Duhet ta bësh. Unë e filloj ditën diku rreth orës 11 paradite dhe e mbaroj rreth orës 2:30 të natës dhe midis kësaj dite kam një 2 orësh mbasdite për gocën e vogël për familjen ose edhe pët tu qetësuar, gjithë pjesa tjetër është intesitet, telefonata, lidhje, kontakte, takime me njerëz, preione vështirësi.
Po do të bësh, unë punën e konsideroj të parën dhe pasionin të dytin, talenti për mua vjen i treti”, shpreh Blendi Fevziu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME