Categories Lajme

Fier, sekuestrohen 30kg kanabis. Dy persona në pranga, shpallet në kërkim “organizatori”

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Drejtues i Parë Lorenc Panganika, ka bërë të ditura sot rezultatet e operacionit policor antidrogë të koduar “Vakumi” në kuadër të të cilit, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe operacionale, u bë i mundur goditja e një grupi kriminal që siguronte sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe droga te forta me qëllim trafikimin drejt shtetit Grek.

“Gjate ketij operacioni janë sekuestruar 30 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe gjysmë kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Shërbimet e strukturave hetimore dhe operacionale, të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të posaçëm te masave, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kanë siguruar informacione policore, për ketë grup kriminal qe zhvillon aktivitetin në këtë fushë.

Si rezultat i administrimit të këtyre informacioneve, Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 1142/viti 2023.

Ne kuader te ketij procedimi nën drejtimin e kesaj Prokurorise, strukturat e policise ne baze te planit te posacem operacional Vakumi, kane parandaluar trafikimin e një sasie të konsiderueshme te lendeve narkotike dhe bënë të mundur goditjen e grupit kriminal, që që veprone kryesisht në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë bazuar në informacionet e siguruara gjatë procedimit, kanë ushtruar kontroll në ambientet e banesës së shtetasit E. M. dhe në automjetin e dyshuar që mund te behej transporti i lëndës narkotike.

Nga kontrolli rezultoi se në dyshemenë (në hapësirën e përgatitur më parë në këtë automjet), u gjetën rreth 30 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe gjysmë kilogramë lëndë narkotike kokainë. Lënda narkotike kanabis ishte e ndarë në pako të vogla, të presuara, me qëllim trafikimin drejt Greqisë.

Në vijim, u ushtruan kontrolle në brendësi të banesës së shtetasit Eduart Mehmetaj, ku u gjetën 3 peshore elektronike, një sasi e konsiderueshme ambalazhesh për paketim, doreza plastike, makineri presimi dhe mjete të tjera që përdoreshin për përpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike.

Ne vijim te hetimeve në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar Vakumi, është bere shoqërimi dhe arrestimi ne flagrance i shtetasve P.Sh, 43 vjeç dhe O.M, 71 vjeç, te dy banues ne fshatin Cakran, bashkia Fier, te dyshuar per veprat penale “Prodhimi dhe Shitja e narkotikeve”, dhe “Mbajtja, prodhimi dhe transportimi I substancave kimike.

Në vijim është bere shpallja ne kërkim dhe vijon puna, për kapjen e shtetasit E.M, 41 vjec, si organizator i kësaj veprimtarie kriminale si dhe vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë bashkepunetore ne kete aktivitet kriminal.

Ky operacion thekson sërish vendosmërinë e DVP Fier, për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale në fushat e armëmbajtjes pa leje, narkotikëve dhe krimeve kundër pronës dhe pasurisë.

Në këtë aspekt, vetëm gjatë javëve të fundit, strukturat e DVP Fierit ne bashkepunim dhe nen drejtimin e Prokurorise kane finalizuar operacione si megaoperacionin Misteri dhe 2 faza të operacionit Sinjali, si rezultat i të cilave u sekuestruan 21.3 kg lëndë plasëse, 3 pistoleta, 1 armë gjahu dhe sekuestruar 8100 euro. Këto aksione të Policisë, të cilat parandaluan një ngjarje kriminale dhe zbardhën vjedhje, vunë në pranga 3 shtetas, shpallën në kërkim 2 shtetas dhe proceduan në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për goditjen e paligjshmërive. Në këtë kuadër, fton qytetarët të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, për përmbushjen e objektivave të përbashkëta”, deklaroi Panganika.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME