Categories Lajme

Firmat britanike gati për të vendosur mikroçipe tek punonjësit

Kompanitë në Britaninë e Madhe po mendojnë seriozisht për vendosjen e mikorçipeve tek punonjësit e tyre për të rritur sigurinë.

Biohax, një kompani suedeze që ofron implantet e çipeve të njeriut, tha për median britanike “Daily Telegraph” se ishte në bisedime me një numër firmash ligjore dhe financiare në Mbretërinë e Bashkuar për të vendosur tek stafi mikroçipin.

“Me sa duket, një pronar biznesi që ka qindra mijëra punonjës ndoshta beson se vendosja e miktroçipot në dorën e punonjësit është më e lehtë se dhënia e një pasaporte sigurie”, tha Jowan Österlund, themeluesi i Biohax.

Disa punonjësi janë pyetur lidhur me vendosjen e mikroçipit dhe kanë qenë dakord, por nuk kanë munguar edhe ata që nuk e kanë pëlqyer këtë ide.

Biohax thotë se mikroçipet e saj, kushtojnë 150 Paund secila.

Ata vendosen nën lëkurë mes gishtit të madh dhe gishtit tregues dhe mund të përdoren për të hapur dyert, për të ndezur makinën, por edhe shërbime të tjera.

Österlund tha se kompanitë e mëdha, si ato me mbi 200,000 punonjës, mund të ofronin këtë si diçka opsionale për t’i lehtësuar jetën e punonjësve të tyre dhe për të shpëtuar paratë e kompanisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME