Categories Lajme

Gentian Kasa u vra me armë sa kaloi pragun e shtëpisë dhe u gjet në trotuar nga e shoqja, del fotoja nga vendngjarja

43-vjeçari shqiptar, Gentian Kasa u ekzekutua mbrëmjen e djeshme menjëherë sapo doli nga banesa e tij për t’u kthyer në burg.Autorët e kishin ndjekur disa kohë dhe kishin kuptuar itenerarin e tij. Menjëherë sapo ai kishte dalë, ata e qëlluan me plumba në kraharor dhe në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Ata kishin një zakon: përpara se ai të futej në qeli, i telefononte asaj që të mos shqetësohej. Gruaja më pas zbriti në rrugë, ku gjeti trupin e burrit të saj. Katër të shtëna me pistoletë, një në fytyrë, e kishin vrarë atë më herët rreth orës 11:00.

Në të shkuarën, Gentian Kasa ishte gjykuar për trafik droge, vjedhje dhe tregëtim mallrash të vjedhura. Por dënimin aktual ai e vuante për drogë pasi ishte arrestuar njëherë në vitin 2011 dhe më pas në Ankona në 2014.

E kaluara e tij e errët kriminale është pista kryesore e hetimit nga ana e Policisë italiane për të gjetur edhe ekzekutorët.

Gentian Kasa u vra me armë sa kaloi pragun e shtëpisë dhe u gjet

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME