Categories Lajme

Gjermania, fond rekord prej 168.4 milion eurosh Shqipërisë në dy vitet e ardhshme

Një fond prej 164,4 milionë eurosh do të lëvrojë Qeveria Federale e Gjermanisë për Shqipërinë për periudhën 2019 -2021. Lajmi është bërë i ditur në përfundim të bisedimeve qeveritare mes dy vendeve për politikat në zhvillim të enjten në Tiranë.  Bisedimet u kryesuan  për palën shqiptare nga ministri i Finanacave, Arben Ahmetaj, dhe për palën gjermane nga drejtori i Drejtorisë për Evropën Juglindore në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik  dhe Zhvillim, Dirk Schattenschneider.

Në një njoftim për shtyp nga Ambasada Gjermane në Tiranë, bëhet e ditur që  krahas fondit të përmendur më lart,  Banka Gjermane për Rindërtim, KfW, do të lëvrojë, për Ministrinë e Financave në Shqipëri, një kredi prej 100 milionë eurosh. Prej korrikut 2016 Gjermania ka vënë në dispozicion të projekteve të përbashkëta me Shqipërinë 102,5 milionë euro, duke u shndërruar në donatorin e saj më të madh bilateral.

“Shifrat rekord janë provë e rëndësisë së madhe që Qeveria Federale i kushton mbështetjes së Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Në 30 vitet e fundit ne kemi qëndruar vazhdimisht në krah të Shqipërisë dhe do të vazhdojmë të mbetemi një partner i besueshëm i saj”, tha pas përfundimit të bisedimeve qeveritare, Ambasadorja Gjermane në Tiranë, Susanne

Fondet gjermane në fokus – përmirësimi i jetës së njerëzve, integrimi në BE

Gjermania do të lëvrojë fondin prej 164.4 milionë eurosh për projekte të përbashkëta gjermano-shqiptare në sektorët e energjisë, ujësjellës-kanalizimeve, menaxhimit të mbetjeve dhe zhvillimit ekonomik. Por edhe për zgjerimin e bashkëpunimit me vendet fqinje në kuadër projektesh rajonale, që lidhen me procesin e integrimit evropian, luftën kundër krimeve të rënda, pastrimin e detit dhe mbrojtjen nga përmbytjet.

Drejtori i Drejtorisë për Evropën Juglindore në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Dirk Schattenschneider, është shprehur, se „për ne është e rëndësishme që, nga njëra anë të përmirësojë në mënyrë konkrete kushtet e jetesës së njerëzve me projekte në furnizimin me energji dhe ujë, dhe nga ana tjetër të zhvillojë institucionet shqiptare duke i bërë të afta për në BE. Gjithashtu Gjermania kontribon që Shqipëria të përballet me sfidat së bashku me fqinjët e saj, që brezat e ardhshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor të trashëgojnë perspektivën për një jetesë të mirë dhe në paqe.”

Schütz – Në pritje të vendimit të BE për negociatat

Mbështetja e Gjermanisë ndaj Shqipërisë në rrugën e zhvillimit ekonomik është më tepër se fondet financiare. Ambasadorja gjermane Susanne Schütz vuri në dukje se “Gjermania vë në dispozicion jo vetëm fonde financiare të shumta dhe ekspertizë profesionale, por ne jemi gjithashtu edhe një konsulent  kritik. Ne, inkurajojmë Shqipërinë të vijojë në mënyrë konsekuente rrugën e nisur të reformave, veçanërisht atë në sektorin e drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në pritje të vendimmarrjes së BE-së pranverën e vitit të ardhshëm lidhur me çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë, duhet thënë se nuk ka kohë për të humbur”.

Gjermania – donatori më i madh bilateral i Shqipërisë.

Ky vit është viti i 30 vjetorit të marrëdhënieve ekonomike për zhvillim Gjermani-Shqipëri. Gjermania ishte vendi i parë, që lidhi marrëdhënie të bashkëpunimit për zhvillim me Shqipërinë në vitin 1988. Që atëhere dhe deri më sot Gjermania ka vënë në dispozicion të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë rreth 1 miliardë Euro, duke u bërë vendi donator më i madh bilateral i Shqipërisë. Pjesa më e madhe e projekteve zbatohen përmes GIZ-së dhe KfW, por edhe përmes organizatave joqeveritare dhe fondacioneve politike gjermane Konrad Adenauer, Friedrich Ebert dhe Hanns Seidel. Bashkëpunimi për  Zhvillim është fokusuar kryesisht në energji, ujë, ujësjellës, mbetje, arsimi professional, mbështetje e sipërmarrjeve të reja, nxitje e zhvillimit rural e përshtatjee legjislacionit ekonomik me Acquis.

(DW)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME