Categories Lajme

Gruaja e parë me ngjyrë në një monedhë amerikane (FOTO)

Gruaja e parë me ngjyrë në një monedhë amerikane. Shtetet e Bashkuara kanë hedhur në treg një monedhë me imazhin e Maya Angelou. Poetja dhe aktivistja, Maya Angelou, është gruaja e parë me ngjyrë që shfaqet në një monedhë amerikane.

“Sa herë që ridizajnojmë monedhat tona, kemi mundësinë të themi diçka për vendin tonë, atë që vlerësojmë dhe se si kemi përparuar si shoqëri”, tha Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen.

Monedhat me figurën e Angelou janë pjesë e Programit Amerikan të Grave në monedha.

Ndër gratë e tjera që do të shfaqen në monedha janë Sally Ride, gruaja e parë amerikane në hapësirë; Wilma Mankiller, shefja e parë femër e Kombit Cherokee; Nina Otero-Warren, një nga luftëtaret për të drejtën e votës; dhe Anna May Wong, yll kinezo-amerikan i filmit.

Angelou u bë e njohur me botimin e autobiografisë së saj “I Know Why the Caged Bird Sings” në vitin 1969, një rrëfim i sinqertë i përdhunimeve dhe racizmit në jugun e veçuar. Ajo gjithashtu punoi me udhëheqësit e të drejtave civile Martin Luther King, Jr. dhe Malcolm X.

Angelou recitoi poemën në ceremoninë e inaugurimit të parë presidencial të Bill Clintonit.

Në vitin 2010 Barack Obama e nderoi atë me Medaljen Presidenciale të Lirisë. Ajo vdiq në vitin 2014 në moshën 86-vjeçare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME